Kukësi luan nesër në Shkodër me Vllazninë dhe me shumë mundësi nuk do të ketë në fushë nga minuta e parë sulmuesin kryesor Sindrit Guri, i cili dje ka kryer testet fizike me ekipin e ri në Belgjikë, Ostenden.

Guri nuk është bashkuar ende me ekipin dhe trajneri Pakult po i bën planet pa të në formacion.

Udhëtimi nga Belgjika bën që lojtari të jetë i lodhur pas mbërritjes së tij në Shqipëri dhe nesër mund të ketë vetëm disa minuta për sulmuesin shkodran në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në fakt, nuk është shumë shqetësues ky fakt, sepse Kukësi e ka realizuar objektivin e vendit të dytë dhe rezultati nuk ka shumë rëndësi për të ndaj Vllaznisë. Në sulm ndoshta mund të ketë vend për të riun Ebipi./Vipsport/