HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGurishta apo Marku, dilema e krahut të majtë të mbrojtjes

Gurishta apo Marku, dilema e krahut të majtë të mbrojtjes

Me rikthimin e Pjeshkës në formacion pas dëmtimit që ka patur, ka lindur një “problem” i vogël për stafin teknik të Vllaznisë. Bëhet fjalë për atë se kush do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes. Në ndeshjen e parë ndaj Lushnjës, në këtë pozicion luajti Antonio Marku ndërkohë që Erdenis Gurishta luajti në qendër bashkë me Orelesin. Po kush do të luajë në të majtë në takimin e së dielës ndaj Teutës?

Në stërvitjen e së premtes, për pak minuta lojë që trajneri Cungu ka aplikuar, ai ka preferuar në këtë pozicion Gurishtën teksa 22 vjeçari është parë të luajë me atë që mund të konsiderohet si formacioni i parë. Të paktën deri më tani kjo ide është. Deri të dielën gjërat mund të ndryshojnë dhe pse jo mund të jetë edhe Marku në fushë, mbase edhe për të shfrytëzuar eksperiencën më të madhe që ai ka. E rëndësishme është që në fushë të dalë formacioni më i mirë që të synojë fitoren e dytë në këtë kampionat.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments