Vllaznia nuk shkoi me shume sesa barazimi 1-1 ne ndeshjen me Partizanin, ndonese ishte shume prane marrjes se tre pikeve, megjithate e pesoi ne minuten e 88-te.
Në një prononcim për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, kapiteni i Vllazinës Erdenis Gurishta u shpreh se nuk është i kënaqur me barazimin me Partizanin.
Ai tha se ishte Vllaznia ajo që u përpoq që të mbante rezultatin 1:0, por më pas pësoi një gol në minutat e fundit nga Partizani.
“Të them të drejtën nuk jam i kënaqur sepse barazimi erdhi në fund të ndeshjes. Barazimi me Partizanin nuk është gjë e keq, por sikurse nisi ndeshja mund të kishim bërë edhe një gol, pasi shënuam një fol në fillim të ndeshjes. Sidoqoftë duhet ta mbajmë kokën sipër.
Pjesën e parë po luanim me skemën 4 – 4 – 3, por pas një dëmtimi u kthyem me 5 mbrojtësa. Pastaj donim edhe të mbronim rezultatin 1:0 që kishim. Duhet pak kohë sepse blerjet e reja duhet të integrohen me ekipin. Besoj se nga java në javë do të rritemi si ekip”-eshte shprehur Gurishta.