Vllaznia po bën një kampionat të mirë. Shkodranët pas 12 ndeshjesh kanë grumbulluar 20 pikë dhe janë të 3-tët në rënditje. Së fundmi, ekipi i Brdariç mundi 1-0 Partizanin. Një nga ata që ka kontribuar shumë këtë sezon për ta është Erdenis Gurishta. Ai dha një intervistë për Rubrika Sportive në RTSH Sport, ku foli për shumë tema.
“Partizani- Kishim premio 10 mijë euro për fitoren ndaj Partizanit. Partizani është një rival direkt. Ata vinin pas 2 fitoreve, por ne kishim shumë besim te skuadra jonë. Pjesa e parë mund të mbyllej 2-0 për ne. Mos të harrojmë që kemi luajtur për shumë minuta me një lojtar më pak. Është shumë herët për të folur dhe nuk mund të them se Partizani s’është për titull.
Atmosfera– Atmofera është shumë e mirë dhe jemi të kënaqur. Ndoshta na ka ardhur në moment të mirë ai pushimi i Kombëtareve. Ekipi ka reflektuar dhe ka kuptuar gabimet.
Ekipi- Skuadra po tregon grintë dhe kualitet. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, pasi skuadra po bëhet gjithnjë e më e fortë. Fola me trajnerin dhe i thashë që duhet të vlerësojmë Skënderbeun.Shpresoj që të kemi kaluar momentet e këqija. Duhet të jemi koshient se çdo ekip ka ulje-ngritje.
Vllaznia nuk 11 lojtarë. Lojtarët e stolit janë të gatshëm gjithmonë të luajnë. Djordjevic ka patur probleme. Na mungon një zëvëndësues në mesfushë. Besoj se në merkato do ndërhyjmë.Fokusi është te vetvetja. E dijmë forcën reale të ekipit” – tha ai./newsport/