Shqipëria duhet t’i gëzohet faktit që ka në Kombëtare një trajner si Edi Reja. Ky i fundit ka shumë vite mbi shpatulla, teksa ka drejtuar disa skuadra në Itali. Por veçoria që mund të thuhet është se gjithmonë ka fituar zemrën dhe respektin e tifozëve, me punën e bërë.

Këtë herë e kujtojnë në Itali nga ana e “90.min” si një histori të veçantë dhe të rrallë që vjen te Cagliari, skuadra që e kemi parë në pjesën më të madhe të rasteve në Serinë A. Por ajo që nuk harron kjo skuadër që tashmë ka mbërritur 100 vjetorin, është sezoni 2003-04.

Gjendej në vendin e 17 të Serisë B dhe menjëherë presidenti Cellino telefonon Rejën. Ky i fundit e merr skuadrën dhe e kthen në Serinë A, me një sezon.

Vetëm 7 muaj i janë dashur trajnerit që sot është te Shqipëria për të fituar zemrën e të gjithë tifozëve atje, megjithëse do të largohej për shkak të mos marrëveshjes për rinovim me presidentin e skuadrës. /Sport Ekspres/