Ka pase shume diskutime keto tre ditet e fundit ne lidhje me veprimin e kapitenit Gurishta ne rastin e golit te dyte te Laçit, nese duhej ta kishte penguar Harmon dhe te ishte ndeshkuar me karton te kuq, apo duhej te vepronte ashtu siç veproi.
Ne lidhje me kete teme, ka qene vete ai i cili i ka dhene nje shpjegim ketij momenti. Numri 2 i kuqebluve ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel ku eshte shprehur:
“Edhe unë për vete ndihem fajtor tek rasti i golit të dytë. Kisha mundësi ta ndaloja kundërshtarin, por rrezikoja kartonin e kuq, ishte fragment sekondi, ashtu e mendova në atë moment. Tashti që e mendoj me qetësi, ndoshta edhe kam gabu, sepse edhe mund të ndikoja që të mos e pësonim golin, por ashtu e mendova në atë moment.
Unë e kam diskutuar edhe me trajnerin pas ndeshjes, dhe Brdariç më tha se ndoshta më mirë ishte që të merrja të kuqe dhe mos të ndëshkohej ekipi. Por, prap mendoj se ishte një rrisk, sepse ishte minuta e 70-të e ndeshjes dhe po të mbetej ekipi me 10 lojtarë, nuk dihej se si mund të shkonte loja për ekipin tonë, ndoshta prap, mund të kishim barazu, apo humb dhe nuk i dihet.
Gjithsesi, ai ishte një vendim që erdhi në çast, por tani mbrapa ta dija se po përfundonte me gol, normalisht që do të ndërhyja dhe të merrja të kuqe. Obanor ishte nën presionin tim dhe mendova se ai edhe mund të gabonte, pasi edhe portjeri doli për ta bllokuar, dhe nëse do të kishte ndodhë një gjë e tillë, të gjithë do të kishin thënë, bravo që nuk bëri faull dhe nuk mori të kuqe”, sqaron me imtësi Gurishta.