Humbja e Tiranës sot 1-0 kundër Korabit, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, ka befasuar mbarë opinionin sportiv.

Bardheblutë u futën në fushë si favoritë, por dibranët surprizuan kampionët në fuqi duke realizuar në minutën e 120-të.

Për këtë humbje ka folur Ylli Aga, gazetari i njohur sportiv i cili është shprehur se me eliminimin e sotëm, Egbo-ja i ka vënë kapak aventurës në krye të pankinës bardheblu. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Gol pas Goli”, Aga tha:

“Këto janë situata që duhet të marrin kohë. Por, guxoj të them që Emanuel Egbo e ka mbyllur sot ciklin me Tiranën. Pra trajneri besoj se do të largohet nga drejtimi i skuadrës”, përfundoi ai./newsport.