Elbasani dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic.

“Jam i kënaqur dhe krenar për skuadrën. Kemi 25 pikë dhe jemi në vendin e parë, kjo është shumë e mirë. Nga fillimi ne ishim më mirë, pastaj Partizani bëri mirë disa minuta. Më pas ne dominuam, mungoi një gol.

Për mendimin tim ne ishim më afër golit dhe fitores. 1 pikë nuk është keq, pasi çdo pikë ka vlerë. Rruga është e gjatë dhe kampionati është i fortë. Çdo pikë ka vlerë. Po patjetër që ishim të kujdesshëm. Kur nuk kemi top, unë kërkoj që të qëndrojmë mbrapa pa top me disiplinë.

Gabime në pasime? Keni të drejtë. Ne kemi fituar topa nga duelet dhe kur ishte hapësirë përpara dhe kishim mundësi për pasime të mira, neve ishim me gabime. E drejtë që duhet t’i rregullojmë këto gjëra, ky ishte gabimi nga ne sot.

Pikë referimi në sulm, mungoi Tsague? Ndoshta po, por jam i kënaqur me lojtarët që kisha në lojë. Tsague ishte në formë, 4 ndeshje 4 gola, ndoshta ndikoi, por kjo ishte situata. E drejtë edhe për pasimet, s’kishte ritëm, topi ishte pak i ngadaltë. Plus Partizani ishte i fortë në mbrojtje, kjo është situata.

Ndoshta mund të reagonim në situatat 1 kundër 1, mund të ishim më mirë të kërkonim më shumë nga këto situata. Diallo u kërkua shumë pak, një top në hapësirat e tij në pjesën e parë. Edhe Partizani ishte pak mbrapa, s’ishte e lehtë për të gjetur hapësira”, tha Gvozdenovic.