Friday, March 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç: Me 1 pikë edhe Elbasani dhe Egnatia janë të kënaqur

Gvozdenoviç: Me 1 pikë edhe Elbasani dhe Egnatia janë të kënaqur

Trajneri i Elbasnait, Ivan Gvozdenoviç, foli pas barazimit pa gola në supersfidën ndaj Egnatias. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Superg Gol”, tekniku serb deklaroi:

“Ishte e rëndësishme të mos humbisnim, ne kishim më shumë raste për të shënuar gol. Ishte si ndeshje shahu, ne ishim më afër golit. Shtylla e Lajthisë, Musta dhe prapë Lajthia. Nuk jam i kënaqur me 1 pikë, ne kërkojmë gjithmonë të fitojmë ndeshjen. Çunat bënë maksimumin, respekt dhe bravo për çunat.

Egnatia nuk rrezikoi asnjëherë, pas kartonit të kuq ishte e vështirë. Ideja ishte të kapnim lojtarët e Egnatias me shpejtësinë e Lajthisë. Ideja ishte të rrinim në ekuilibër mbrapa dhe të provonim me Lajthinë.

Ishte një rast i artë për ne, nuk shënuam, kjo ishte ideja e pjesës së parë. Në pjesën e dytë donim të rrinim me presing sipër. Donim të provonim nga të dyja krahët. Me cilësinë e Samuelit një kundër 1 dhe me Lajthinë. Ne u futëm në rrezik, sepse donim të fitonim. Për mua ishte një ndeshje e bukur, edhe Egnatia ka shumë cilësi brenda si ne, ishte ndeshje e hapur.

Loukili është shumë i rëndësishme për ne, me shumë cilësi në pasin e fundit, por e ndërruam, sepse ishte pak i lodhur. Koha ishte e duhura, futëm një lojtar të freskët me karakteristika të mira dhe i fortë në 1 kundër 1.

Nga krahu i Lilës ishte Albanese, që nuk ndihmon në fazën mbrojtëse. E këshilluam Lilën që të qëndronte me kujdes dhe të hapej pak majtas. Dua të falenderoj tifozët, sot ishte një atmosferë e bukur, 6-7 mijë tifozë, kemi nevojë për ta. Kur kemi derbi si kjo, është e rëndësishme mos humbasim. Me 1 pikë edhe Elbasani dhe Egnatia janë të kënaqur. Të presim deri nesër për të parë kush fitoi më shumë sot”, deklaroi Gvozdenoviç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments