Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGvozdenoviç: Meritën për fitoren e ka stafi im, ai më bindi të...

Gvozdenoviç: Meritën për fitoren e ka stafi im, ai më bindi të aktivizoj Boye

Elbasani ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-1 falë dopietës së debutuesit, Boye. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ivan Gvozdenovic. 

“Të gjitha meritat i ka stafi im, pasi unë nuk kisha në mendja të fusja Boye. Stafi më bindi mua duke më thënë që Boye është gati, por përsëri mendoja se ishte shpejt. Të gjithën e meriton stafi, jo unë.  Ne ishim skuadra më e mirë dhe dominuam nga fillimi, në fund. Unë kam shumë respekt për Teutën si skuadër, por ata shënuan golin në vetëm 1 rast, me pak fat, pasi topi ishte për ne.

Pjesa e parë dhe e dytë ishin përgatitur njësoj, por në fillim ishim pak të kujdesshëm, nuk e di pse, do të flas me lojtarët. Ne dominuam edhe pjesën e parë. Diallo ishte afër portës, por mungoi pasimi i fundit. Ishin përgatitur njësoj pjesët, por nuk kemi reaguar njësoj, pastaj kapëm ritmin e lojës.

Sot ishim përgatitur nga të dy krahët, Lajthia dhe Diallo, janë të shpejtë. Nëse ata sulmojnë hapësirat, është e vështirë për kundërshtarët. Ndoshta s’kemi sulmuar mjaftueshëm. Kur topi është i lirë, është sinjali për hapësirë. Komunikimi në fillim ndoshta nuk ishte mirë, por është fitore e rëndësishme, krenar për çunat”, tha Gvozdenovic.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments