Bashkia Malesi e Madhe dhe klubi i futbollit Veleçiku, ne kujtim te Dalip Rustemajt, njeriut qe e ka drejtuar për disa vite kete klub, kanë organizuar para ndeshjes Veleçiku- Burreli homazhe nderimi e respekti, në mirënjohje të tij.

Ish sekretari i Klubit të Veleçikut Dalip Rrustemaj u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Para fillimit të ndeshjes Veleçiku-Burreli që u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi” u zhvillua një ceremoni për nderimin e zyrtarit të klubit koplikas.

Kryetari i bashkisë së Malsisë së Madhe Tonin Marinaj shprehu ngushëllimet e tij familjes Rrustemaj ku ndër të tjera tregoj dhe për kontributin e të ndjerit për Veleçikun por edhe postet e tjera që ka mbajtur.

Ndërkohë sekretari i klubit të Veleçikut Nuri Rexha shprehet i trishtuar për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.Në fushen e lojës në ndeshjen Veleçiku-Burreli ndodhej edhe djalit i të ndjerit, futbollisti i ekipit koplikas Elvis Rrustemaj i cili do të vijojë për të mbajtur emrin e mirë që la babai i tij.