Ne ndeshjen e djeshme ndaj Tiranes, sulmuesi i Vllaznia U19 Ardit Nikaj ka spikatur me performancen e tij. Ne pjesen e dyte ai eshte bere autor i dy golave, te cilet kane ardhur vetem prej merites se tij.

Ne do te ndalemi tek njeri prej tyre, ai i golit te pare, kur shkodranet thyejne nje aksion te bardhebluve dhe Nikaj me nje sprint gati prej 70 metrash, ka arritur ta udheheqe topin ashtu si duhet dhe ta dergoje ate ne rrjeten e portes kundershtare.

Ndoshta ka prej atyre qe mund te habiten nga shpejtesia e ketij lojtari, por stafi teknik i Vllaznise eshte i bindur se Nikaj mund te jete lojtari me i shpejte ne Shqiperi.

Kjo ngaqe deri para 2-3 vitesh ai eshte marre me atletike, sport ne te cilin ai eshte praktikuar shume dhe tashme shpejtesine po mundohet ta alternoje me qetesine para porte dhe nga ndeshja ne ndeshje ka ardhur duke u perfeksionuar.

Ne kampionat deri tani ka shenuar 6 gola, ndersa ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise se ketij sezoni 8 te tjere. Jo me kot edhe stafi i ekipit te pare e ka grumbulluar disa dite ne stervitje, madje ne nje moment eshte grumbulluar edhe ne ndeshjen zyrtare.

Por per me shume, ndiqni videon e golit te pare te ndeshjes shenuar ne porten e Tiranes, kur ai vrapon nga hyrja e zones se rreptesise te skuadres se tij, deri tek hyrja e zones se rreptesise se kundershtarit, pra rreth 70 metra, e me pas e dergon topin ne rrjete./SHKODRA-SPORT.COM/