Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHabit këngëtari i njohur shqiptar: Kam luajtur kundër Ibrahimoviçit, është legjendë

Habit këngëtari i njohur shqiptar: Kam luajtur kundër Ibrahimoviçit, është legjendë

Këngëtari i njohur Blero ka rrëfyer një moment që ai e quan të veçantë në jetën e tij. Në një kërkim të shpejtë në rrjetin social “Instagram” vihet re se Blero është fans i Barcelonës dhe shumë i afeksionuar me Lionel Mesin.

Megjithatë, ai, për emisionin “Prive” ka deklaruar se ka luajtur kundër Ibrahimoviç. “Ju të gjithë e dini pasionin tim që kam për futbollin. Kur kam qenë më i ri, në Suedi, më ka rënë rasti të luaj kundër Ibrahimoviç, në Kupë të Suedisë. Tani e njeh gjithë bota. Ka qenë ndjenjë interesante, në atë kohë ishte vetëm lojë, por ai tashmë është legjendë. Është e veçantë kur i thua dikujt se kam luajtur kundër tij”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments