Basketbolli ne Shkoder eshte nje nga sportet me te preferuara te rinise dhe ndonese kushtet nuk jane shume te mira teksa mungojne edhe palestrat per ushtrimin e tij, serish ka shume djem dhe vajza te interesuara per t’u marre me te.

Por interesant eshte fakti se perveçse si sportist, risia me e fundit eshte qe tashme kemi edhe nje arbitre femer. Behet fjale per Jornea Lila.

Kjo e fundit, vetem dy dite me pare ka arbitruar nje ndeshje basketbolli te rejash, e vlefshme per kampionatin kombetar te basketbollit.

Jornea Lila eshte e para arbitre femer ne kolegjiumin e Shkodres dhe ky padyshim qe eshte nje lajm shume interesant. Kuptohet qe duke punuar fort edhe me pjestaret e tjere te ketij kolegjiumi, jemi te bindur se Jornea ka per t’ia dale per t’u bere nje arbitre shume e mire.

Hapat e pare tashme ajo i ka hedhur dhe ne fakt jane hapa te sigurte per nje te ardhme shume te mire ne kete fushe e cila me pare nuk ka patur asnje femer tjeter ne rradhet e saj./SHKODRA-SPORT.COM/