Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Habit' Novi: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë ndaj Vllaznisë

‘Habit’ Novi: Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë ndaj Vllaznisë

Ndonese Vllaznia ka patur te pakten 7-8 raste shume te pastra shenimi ne ndeshjen e sotme ndaj Luftetarit, trajneri i ketij te fundit ka habitur me deklaraten e bere ne perfundim te saj kur thoshte se kjo perballje duhej te kishte patru rezultat tjeter ne fund te saj.

Trajneri i Luftëtarit, Neritan Novi, foli pas humbjes 0-1 ndaj Vllaznisë, ku deklaroi se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i sfidës.

“Siç rrodhi ndeshja, barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. Mbas ndeshjes me Flamurtarin, kemi bërë edhe mbledhje si klub dhe kemi nxjerrë konkluzionin tonë. Gjatë gjithë javës çunat kanë bërë seriozisht stërvitje dhe e justifikuam në ndeshje.

Unë e kam thënë dhe herë të tjera, lojtarët janë në kontratë 2-vjeçare. Janë të gjithë çuna të rinj me ambicie. 5-6 veta janë të grumbulluara me Kombëtaren. Këta janë e ardhmja e Superligës.

Të gjithë dëshirojmë ta kthejmë në Superligë, por nuk varet vetëm nga mua kjo, është në dorë të presidencës”, u shpreh Novi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments