Kategoria Superiore do të rikthehet të luhet sërish ditën e shtunë më 14 maj. Sektori i garave në FSHF, ka vendosur që të 5-ta ndeshjet e javës së 34-të të Superligës të luhen të gjitha në një ditë dhe në një orë duke parë që janë 3 javët e fundit të sezonit dhe të shmangen favorizimet.

Tirana ka arritur objektivin pasi është shpallur kampion, Laçi ka siguruar vendin e dytë, Kastrioti i ka shpëtuar “Play Out”, ndërsa Skënderbeu ka rënë zyrtarisht nga Superliga. Pjesa tjetër e skuadrave do të luftojnë deri në fund për të arritur objektivat e tyre që janë Europa, Play Out apo edhe mbijetesa.

Java e 34-të

E shtunë 14 maj

Ora 17:00

Skënderbeu-Laçi

Kastrioti-Teuta

Egnatia-Partizani

Tirana-Vllaznia

Kukësi-Dinamo