Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHabit Olsi Rama: Vllaznia nuk na dominoi

Habit Olsi Rama: Vllaznia nuk na dominoi

Partizani u mposht 1-0 nga Vllaznia në “Loro Boriçi”. Ndeshja e javës së tetë u komentua edhe nga drejtori i Partizanit, Olsi Rama. Drejtori i të kuqve nuk sheh dominim nga Vllaznia.

“Humbja është e hidhur gjithmonë, edhe më shumë kur vjen në minutat e fundit mbas një ndeshje që ishte e kontrolluar. Barazimi nuk na kënaqte por një pikë bënte mirë në klasifikim.

Humbja e dytë kjo sepse humbëm me Kastriotin. Rëndësi ka principi i lojës në këtë fazë. Luajmë me një kontigjent lojtarësh prej shumë kohësh dhe presim që të vijnë në formë.

Nuk pashë se na dominoi Vllaznia, ne u shprehëm mirë në pjesën e dytë. Mua nuk më tremb asnjë ekip, jemi Partizani. Të gjithë lojtarët të vijnë në formën e duhur.

Shoh ekipet që kanë rritje. Përgëzoj Vllazninë, e kam thënë më parë. Kukësi po bën mirë, Tirana po. Laçi dhe Teuta janë aty”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments