Fernandinho Sant është kthyer në çështje te Erzeni. Kjo pasi u raportua se mesfushori ishte afruar te shijakasit, ndërkohë Bylis po tentonte të fitojë shërbimet e tij përderisa firma nuk është hedhur.

Megjithatë klubi ballshiot ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka qenë dëshira e menaxherit të lojtarit për ta çuar në provë te mallakastriotët. Më tej shtohet që nuk futen në negociata me lojtarë nën kontratë apo në bisedime me klube të tjera.

Kështu dhe Erzeni mund të qëndrojë i qetë, nëse ka një akord me brazilianin sepse Bylis nuk duket aktualisht i interesuar për shërbimet e tij.

Postimi i Bylisit:

REAGIM!

Lidhur me nje lajm qe qarkullon se fundmi, ku klubi yne interesohet per nje lojtar te huaj te skuadres se Erzenit konfirmojme se: Ka qene vete menaxheri i lojtarit qe ka dashur te sjelle lojtarin ne prove te FK BYLIS. Klubi yne nuk hyn ne negociata dhe nuk mer lojtare te cilet kane kontrate ose jane ne bisedime me klube te tjera!