Thursday, June 4, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIVllaznia zyrtarizon largimin e dy futbollistëve të parë

Vllaznia zyrtarizon largimin e dy futbollistëve të parë

Ishte thënë prej ditësh se ata nuk do të ishin më pjesë e Vllaznisë, por pak minuta më parë u zyrtarizua edhe nga vetë klubi shkodran. Andrey Yago dhe Alexandros Kouros nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin me kuqeblutë.

Gazeta mëson se sa i takon të parit, atij i është ofruar rinovimi i kontratës por braziliani nuk ka pranuar. Yago pas 2 vitesh e gjysëm në Shkodër dëshiron të provojë një aventurë të re, por ende nuk është e qartë nëse do të vazhdojë të luajë në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër.

Kurse sa i takon Kouros, mësohet se kontrata e tij ka përfunduar dhe palët nuk kanë dashur ta vazhdojnë bashkëpunimin më tej. Mbrojtësi ka qenë i pafat me dëmtimet e tij dhe shumicën e kohës nuk ka qenë i gatshëm për stafin teknik dhe kjo ka bërë që të mos kërkohet vazhdimi më tej i bashkëpunimit. Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit Vllaznia për këto dy futbollistë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments