Thursday, June 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESezoni 2025-26, ja statistikat e futbollistëve tek Vllaznia

Sezoni 2025-26, ja statistikat e futbollistëve tek Vllaznia

Shkruar nga Endri ÇINARI

Pavarësisht se nuk arriti të kurorëzonte sezonin me titullin kampion, Vllaznia pati disa futbollistë që spikatën ndjeshëm në aspektin individual gjatë edicionit 2025-26. Statistikat tregojnë se skuadra kuqeblu u mbështet tek eksperienca, por edhe tek cilësia e lojtarëve ofensivë, të cilët mbajtën peshën kryesore të repartit sulmues.

Në krye të listës së golashënuesve qëndron kapiteni Bekim Balaj, i cili realizoi plot 14 gola, duke qenë pika kryesore e referimit në sulmin shkodran. Sulmuesi veteran konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij për ekipin, duke rezultuar lojtari më vendimtar para portës kundërshtare.

Pas tij renditet Sherif Kallaku me 5 gola, ndërsa vendin e tretë e mban talenti Kevin Dodaj me 4 realizime. Nga 3 gola secili regjistruan Esat Mala dhe Andrey Yago, duke dëshmuar se Vllaznia kishte alternativa të shumta në fazën sulmuese.

Nëse Balaj ishte lideri i golave, titullin e “regjisorit” të skuadrës e fiton pa diskutim Esat Mala. Mesfushori ofensiv mbylli sezonin me plot 8 asistime, një shifër që e vendos larg pjesës tjetër të grupit. Kontributi i tij në ndërtimin e aksioneve rezultoi vendimtar për lojën sulmuese të kuqebluve.

Pas Malës renditen Sherif Kallaku dhe Lirim Kastrati, të dy me nga 4 asiste, ndërsa Bismark Charlesregjistroi 3 pasime vendimtare. Në listën e lojtarëve më produktivë futet edhe Bekim Balaj me 2 asiste, duke treguar se nuk ishte vetëm finalizues, por edhe shërbëtor për shokët e skuadrës.

Duke bashkuar golat dhe asistet, dy emrat më të spikatur të sezonit kuqeblu mbeten padyshim Bekim Balaj dhe Esat Mala. Sulmuesi ishte njeriu i golit, ndërsa mesfushori ishte kryesori i lojës. Pas tyre vijnë Kallaku dhe Dodaj, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në repartin ofensiv të Vllaznisë gjatë gjithë sezonit 2025-26

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments