Te Vllaznia ka feste sot. Presidenti i saj, Alban Xhaferi feston ditelindjen dhe si rrjedhoje, ne adrese te tij kane qene te shumta urimet qe ka marre nga futbollistet, trajneret dhe te gjithe pjestaret e tjere te skuadree, ashtu si dhe ato te Akademise e me gjere.

Edhe vete klubi permes faqes zyrtare e ka uruar presidentin e tij, por urimi me i bukur perpos atij te ditelindjes i kane uruar edhe sa me shume suksese ne krye te Vllaznise. Ne fakt, Xhaferi e ka nisur ne menyre te shkelqyer karrieren e tij me kuqeblute.

Ne dy vite qe ai eshte president i Vllaznise, ka fituar dy here Kupen e Shqiperise, ka qene shume prane fitimit te titullit kampion dhe ka luajtur dy here ne turin e dyte te Kupave te Europes.

Dhe te mos harrojme qe Xhaferi eshte vetem 43 vjeç, presidenti me i ri i Superliges shqiptare dhe me synimet shume ambicioze qe ka, do te kete edhe te tjera arritje ne krye te Vllaznise, klubit qe e bleu nje vit me pare nga Bashkia Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/