HomeKRYESORE‘Habit’ Papa Françesku: Messi apo Maradona? Asnjërin prej tyre, preferon një brazilian...

‘Habit’ Papa Françesku: Messi apo Maradona? Asnjërin prej tyre, preferon një brazilian si lojtarin më të mirë në Botë

Papa Francesku ka zbuluar së fundmi se cilin prej dy legjendave të vendit të tij, Argjentinës, Messin apo Maradonën, preferon më shumë.

Në intervistë të dhënë për mediet italiane, Papa u pyet pikërisht për këtë çështje, teksa i surprizoi të gjithë kur tha që asnjërin, por theksoi se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.

“Midis Maradonës dhe Messit, kë preferoj? Do të them një të tretën, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë.

Messi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pele-n, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë atë të tre mbeten të mëdhenj.”-deklaroi Papa Françesku.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments