Vllaznia do të luajë nesër në Korçë ndaj Skënderbeut dhe kuptohet që synimi i saj do të jetë marrja e fitores, megjithatë këtë gjë duan edhe vendasit.

E ka shprehur edhe trajneri Migen Memelli në konferencën e sotme për shtyp teksa është shprehur: “E kemi të qartë se na pret një ndeshje e vështirë sepse edhe Vllaznia vjen për fitore.

Megjithatë ne do të tentojmë të marrim maksimumin. Futbollistët po kalojnë një moment të mirë dhe ne do të kërkojmë ta godasim Vllazninë në pikën e saj më të dobët, në qendër të mbrojtjes.

Mendoj se do të jetë një ndeshje e hapur e cila do të përligj edhe interesimin e të dy tifozërive të cilat padiskutim që presin një lojë të bukur të të dy ekipeve”.

Ndeshja Skënderbeu- Vllaznia do të luhet pasditen e nesërme në orën 16.45 në stadiumin e qytetit të Korçës dhe është e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”./SHKODRA-SPORT.COM/