Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, vlerësoi maksimalisht përballjen mes Dinamos dhe Partizanit, që ka nisur në orën 19:45, në “Elbasan Arena”. I ftuar në studion e “Gol pas Goli”, Hafizi u shpreh:

“Jemi kuriozë të shikojmë Dinamon në një deri special ndaj Partizanit. Dinamo gjithmonë ka qenë një skuadër teknike, e bukur për t’u parë. Edhe Partizanin kësaj radhe e shikoj ndryshe, me drejtim nga sulmi. Shpresojmë që të jetë ai dueli i famshëm që të kujton duelin Janku-Sejdini.

3 javë janë pak për të krijuar një ide. Ka shkëndija. Ka reagime nga skuadra që mund të japim mendim për secilin skuadër. Dinamon nuk mund ta kthesh në skuadër mbrojtëse. Statistikat tregojnë një gjë të tillë. Mbetet për t’u parë si Shkëmbi do e ngrejë këtë skuadër.

Është i qetë dhe nuk nxiton. Drejtuesit dhe tifozeria pretendojnë shumë. Nuk do të thotë asnjë gjë, në qoftë se kjo skuadër vjen nga Kategoria e Parë dhe del kampion. Çdo gjë mund të pritet, por duhet t’i japim pak kohë”, u shpreh Hafizi.