Një nga emrat e shquar të futbollit lezhjan padyshim që është Ilir Keçi, ose siç e kanë thërritur të gjithë “Lerbi” i Besëlidhjes. Gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij ka luajtur kryesisht me këtë skuadër, por ka luajtur për një sezon edhe me Vllazninë dhe është shpallur kampion në sezonin 1991-92. Ka luajtur një sezon edhe me Laçin, e më pas do të largohej jashtë vendit, aty ku jeton edhe sot, në ” Andria” Puglia, Itali.

Ilir Keçi ka lindur me 22.01.1968 ne Ishull- Shengjin Lezhe. Ka luajtur futboll në karrierën e tij dhe njëkohësisht ka mbaruar edhe Insitutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Duke qenë se prej shumë vitesh ndodhet jashtë vendit, duket se edhe e kanë harruar, megjithatë “Shkodra Sport” e ka sjellë sërish në vëmendjen e lexuesve të saj duke i marrë një intervistë që mund ta ndiqni më poshtë:

– Ilir, kur keni filluar te luani futboll?

E kam filluar në moshë të vogël, por 18 vjeç kalove me ekipin e parë të Besëlidhjes ne rolin e mbrojtesit te majte pasi aty kishte shume nevoje ekipi.

– Ne cilin vit keni zhvilluar ndeshjen e pare me Beselidhjen?

Ndeshjen e pare e kam bere kunder Flamurtarit ku ne e fituam ndeshjen 2-0. Do te me mbetet ne kujtese pasi Flamurtari
vinte pas asaj ndeshjeje te shkeqyer me Barcelonen.

– Sa vite keni luajtur me Besidhjen?

Kam luajtur me Beselidhjen në vitet 1989 deri në vitin 1996, pra i bie 7 vite.

– Cili rol ju ka pelqyer te luani më shumë?

Me ka pelqyer roli i mesfushorit te majte pasi kam qene shume i fuqishem. Por siç e cilesova me siper, te Beselidhja
kam luajtur mbrojtes i majte pasi ekipi kishte nevoje per mua.

– Cilet kane qene trajneret tuaj dhe cili mbetet me i preferuari?

Fillimisht dua te permendi Berhan Golemin. Ai erdhi ne shtepi dhe bisedoi me babain tim Rexhepin, per te kaluar e
stervitur me Beselidhjen. Ishte ai trajneri që kishte zbuluar talentin tek une. Përveç tij dua te veçoj edhe Aurel Verrine në Tiranë i cili me ka ndihmuar shume, me ka dhene shume keshilla pothuajse ne te gjitha drejtimet per formimin tim si futbollist ne shkollen e mjeshtrise sportive.

Kujtoj professor Astrit Hafizin, vertete nje trajner specialist, “strateg” i futbollit. Vleresoj te gjithe trajneret, por dua te dalloj nje personalitet, profesor, trajner, Vasil Bicin qe na çoi Besëlidhjen ne mes 6 skuadrave me te mira te vendit. Padyshim Bici do te mbetet gjate ne kujtesen time, pasi kam punuar me gjate se me gjithe trajneret e tjere.

-Cilet futbolliste tek beselidhja do te veçonit kur keni luajtur ju?

Paulin Deden, nje qendermbrojtes i pakalueshem. Fehmi Ramen, nje sulmues i pakapshem. Hasan Hoxhen, nje lojtar i
fuqishem me koke. Ben Loshin dhe per mua lojtari me i mire tek Beselidhja do te mbetet golashenuasi Gjergj Filipi,
nje lojtar i mrekullueshem.

-Sa gola keni shenuar per Beselidhjen dhe cili prej tyre do te mbetet ne kujtese tuaj?

Nuk kam qene golashenues prandaj krosi ka qene arma ime kryesore. Ne kujtese me mbetet goli qe ka shenuar me koke ndaj Besës Hasan Hoxha pas krosit te dhene nga ana ime.


– Pse te kane quajtur “Lerbi” i Besëlidhjes?

Haha….kam qene biond dhe shume i fuqishem fizikisht dhe ndoshta ngaqë ngjaja me danezin e shquar Soren Lerbi, tifozët më thërrisnin ashtu.

– A mendoni qe nje dite te ktheheni me nje rol drejtuesi te klubi Besëlidhja?

Per momentin jetoj me familje ne Itali, megjithate çdo gje mund te ndodhe.


– Cila është skuadra juaj e preferuar ne bote?

Hollanda.

– Po lojtri me i preferuar ne bote per te gjitha koherat?

Veshtire t’i dalloj por po them dy emra: Johan Kruif e Van Basten.

Ju faleminderit per intervisten!
Nga Roma: Engjell Gjolaj