Ka qene vete delegat i ndeshjes Vllaznia- Apolonia, ka pase mundesi t’i shikoje “live” gabimet e arbitrave ne dem te ekipit shkodran, e megjithate serish ka dashur t’i justifikoje.

Bujar Pregja ne rolin e moviolistit ne emisionin “Pressing” eshte ndalur te rastet e dyshimta ne te gjitha ndeshjet e javes se pare te Kategorise Superiore.

Kuptohet qe eshte ndalur edhe te ato te ndeshjes se luajtur ne “Loro Boriçi” dhe ndonese ne ekran eshte shfaqur vetem nje nga rastet e dyshimta, ai i ka dhene te drejte shkodraneve ne pretendimet e tyre.

Megjithate nuk mund te perqendrohet gjithçka te shprehja “mosperqendrim i anesorit” sepse rezultati ne ato momente ka qene 0-0 dhe per rrjedhoje ka ndikuar direkt ne rezultat.

“Vllaznia-Apolonia

Kemi dy momente pozicioni jashtë loje se ndeshja ka qenë korrekte, nuk ka patur probleme. Asistenti ka dhënë dy pozicione të gabuara jashtë loje në dëm të Vllaznisë.

Është mospërqendrim i asistentit dhe gabim i tij. Asistenti nuk është përqendruar në detyrën e tij për ta kryer me korrektësi”.