Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka triumfuar në debutimin e tij në Londër përballë rivalit të tij, Bruno Igor Hong. Kjo mbrëmje magjike boksi u transmetua live në Oversport dhe platformën Tibo

Përballja nisi e luftuar nga të dy boskierët, me argjentinasin që fillimisht tenoti të godiste Uldedaj, por shqiptari u mbrojt mjaft mirë. Në raundin e katërt, boksieri kuqezi arriti të fitonte këtë takim me kock out teknik, pasi Hong u tërhoq.

Boksieri kuqezi ka arritur të marrë fitoren e tij të 15-të, në po aq ndeshje të zhvilluara nga 25-vjeçari. Gjithashtu, Uldedaj i shkaktoi humbjen e nëntë rivalit të tij Bruno Igor Hong.

Padyshim qe karriera e Uldedajt po shkon ne menyren e duhur dhe si rrjedhoje nga ndeshja ne ndeshje po rritet edhe ne renditjen boterore duke pretenduar gradualisht qe te arrije majat.