HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHadroj drejt largimit, Partizani shumë pranë transferimit të mbrojtësit shkodran

Hadroj drejt largimit, Partizani shumë pranë transferimit të mbrojtësit shkodran

Andi Hadroj me shumë mundësi po luan ditët e tij të fundit me ngjyrat e Partizanit dhe në ditët në vazhdim pritet që e ardhmja e tij të jetë jashtë vendit, në një kampionat më të fortë e më të pasur, ku në “pole” shihet të jetë Turqia.

Ndërkohë, klubi i kuq po punon që pasuesin e pukjanit ta sigurojë para largimit të tij, në mënyrë që t’i paraprihet gjithçkaje dhe të mos ketë vend për surpriza. Në tavolinën e “demave” janë dy emra dhe duket se diferencën e bëjnë paratë, por edhe preferenca e trajnerit Zekiç.

ALEKSANDËR TRUMÇI – 22-vjeçari është në pronësi të klubit të Bylisit, i shquar për bashkëpunimet me Partizanin në merkatot e shkuara. Të kuqtë gjatë kësaj vere kanë shfaqur interes për të riun, i cili mban edhe rolin e kapitenit të ballshiotëve.

Ai në sezonin e shkuar mungoi vetëm në 2 ndeshje me Bylisin në Superiore dhe paraqitjet e tij pozitive e renditën mes më të mirëve të linjës së djathtë, pavarësisht se Bylisi ra nga kategoria.

“Panorama Sport” mëson se në ditët e shkuara Partizani ka pasur bisedime konkrete me palën e lojtarit, që siç e ka treguar edhe publikisht, dëshiron të bashkohet me “demat”. Përfaqësues të klubit të kuq kanë gjetur akordin me Trumçin, teksa janë bërë edhe negociata me Bylisin për blerjen e kartonit.

Shifra e kërkuar nga Bylisi është 80 mijë euro, plus përqindje të kartonit, me Partizanin që ka rënë paraprakisht dakord. Megjithatë, duket se një “okazion” ka lënë pezull këtë operacion.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments