sh-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi analizoi mbrëmjen e djeshme triumfin e Shqipërisë në transfertë përballë Andorrës. I ftuar në studion e “Supersport”, 65-vjeçari nuk i kurseu kunjat, teska ironizoi duke deklaruar se Shqipëria mund ta mposhte Andorrë edhe po të ishte trajner magazinieri Fatos Kademi.
“Duhet të kritikojmë mënyrën e lojës. Andorrën e mundnim po të merrnim trajnerin edhe Fatosin që merret me fanellat dhe veshjet e Kombëtares.
Problemi është si ta krijojmë stilin e lojës, sepse jemi shumë larg. Duhet të marrim më shumë lojtarë nga Shpresat. Nuk kishim asnjë, përveç Uzunit. Kemi nevojë për lojtarë të rinj”, u shpreh Hafizi.