Astrit Hafizi ka qene shpeshhere kritik per kombetaren shqiptare, por pas fitores se fundit te saj ndaj Polonise, e ka ndryshuar mendimin dhe tashme eshte kthyer ne nje mbeshtetes te forte te saj.
Gjate analizes se tij ne emisionin “Studio Sport”, ai nder te tjera eshte shprehur se Shqiperia duhet te tentoje me çdo kusht te shkoje serish ne Europian, per t’u treguar te gjitheve se edhe shqiptaret jane “dikushi” ne futbolli.
“Shume emocione pas ndeshjes me Polonine, sepse ne rradhe te pare shumekush, duke filluar nga une, nuk e kishte menduar nje fitore te tille 2-0, me te cilen hodhem nje hap drejt kualifikimit.
Mund te them se kjo ndoshta ishte ndeshja jone e vetme ku ne luajtem me nje synim te qarte, per te mos dale te humbur sepse duke bere disa llogari, ne ishim ne loje per kualifikimin.
Ishte nje ndeshje taktike, qe u ndertua shume mire nga Silvinjo. Ishim shume te zgjuar ne fushen e lojes, duke eliminuar gabimet e panevojshme dhe skuadra asnjehere nuk u hodh ne aventura.
Kemi ardhur tashme ne nje moment ku duhet ruajtur me te gjithe forcat vendi i pare dhe nese nuk e bejme kete gje, nuk do te na falet. Ne skuader kemi 3-4 goditesa shume te mire nga distanca dhe kjo eshte gje e madhe sepse nje ndeshje nuk mund te zgjidhet gjithmone nga veprimet ne zone. Nuk mund te zgjidhet me skema apo taktika, por duhet zgjidhur edhe me veprime individuale.
Silvinjo po i shfrytezon aftesite e ketyre lojtareve dhe nese me pare kemi patur nje sulmues apo nje e gjysem, tani kemi pese te tille qe mund te shenojne ne cdo moment. Duhet te jemi shume te kujdesshem ne ndeshjen e rradhes me Çekine, ku patjeter qe do te tentojme ta fitojme sepse i kemi shanset e mundesite.
Por duhet te jemi me kembe ne toke dhe Silvinjo sigurisht qe e di kete gje. Jam i bindur se i kemi shanset per te shkuar serish ne Europian dhe per t’u treguar te gjitheve se vajtja ne Europianin e vitit 2016 nuk ka qene rastesi. Duhet t’u tregojme te gjitheve se ne shqiptaret jemi dikushi edhe ne futboll”./SHKODRA-SPORT.COM/