Kampioni i Europës Erkand Qerimaj “vazhdon luftën”. Pas debatit fillimisht me drejtorin e SK Vllaznia Mark Kroqi, tashmë po vijon me një debat tjetër, madje më të ashpër me presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Pas replikave edhe ditën e djesh, pikërisht në homazhet në nderim të Ymer Pampurit, sot Qerimaj ka lëshuar të tjera akuza, madje edhe më të rënda ndaj Gjozajt. Ja çfarë shkruan ai.

“Zoteri Elez Gjoza duke mos marre asnje pergjigje nga ju si Njeri Publik ne detyren e Kryetar lagje LSI Tirane ,Kryetar mini Bashkise Tirane ,President i Federates se Peshengritjes ndjej obligim te ju pyes serish! Si arrini me te ardhurat tuaja te jetoni ne mes te luksit perfshire vila makina dhe prona? Nuk eshte aspak e drejte te merreni ne intervista dhe Tv me trajtimet ushqimore qe une i fitoj me shume mund dhe sakrifice dhe jane leke qe vijne nga taksa paguesit shqiptar jo nga xhepi juaj !
Ju keni detyrim si President te jepni te ardhura per Federaten qe drejtoni , nderkohe ju abuzoni me leket e taksa paguesve shqiptar duke shkelur rende ligjin ! E gjithsesi vitin qe kaloi une kam marr vetem 6 muaj trajtim ushqimor nga Federata !
Si fitues dhe Kampion i shume Kupave dhe Medaljeve si askush tjeter ne Shqiperi gjithsesi me duhet te paguaj kredi shtepie personale edhe 25 vite te tjera sepse une ndryshe nga ti nuk jetoj ne luksin tend Zoteri !
E keni mbyllur 4 – vjecarin e pare te drejtimit me shume shkelje e abuzime dhe vitin 2017 e keni nisur me shkelje Statuti Dhe Ligjeve Shqiptare ne Fuqi te cilat ne ditet ne vijim do behen publike te tjera fakte e prova ! Po mire more Zoteri kesaj i thoni Revulucion ?! Tranjera pa shkolle te larte dhe pa merita qe te jene tranjere te Kombetares te cilet edhe keto i paguani me taksat e popullit shqiptar ! Eshte 1 person i cili ben punen e Anetarit te Kryesise te Federates, Tranjerit dhe Sportistit edhe ky perkrahes i juaji ! Serish gjejme shkelje te Statutit dhe ligjit, hapur konflikt interesi !
Ne cdo gare jeni te pranishem me leket e sportisteve qe jane per trajtimin ushqimor e ju i trajtoni garat si turizem per veten dhe rrethin tuaj miqesor !
Keni paguar sportiste qe nuk kapin as normat e kampionatit te peshengritjes dhe kjo eshte shkelje Statutit dhe ligjit !
Jeni ju ai qe keni futur ne Ambasade Amerikane njerez si fotoreporter per te marre vize !
Populli e ka treguar qarte se eshte ne krahun e se drejtes dhe i bej thirrje per mbeshtetje Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit te Parlamentit Ilir Meta te ju shkarkojne nga detyrat qe keni sepse jeni nje TURP KOMBETAR!”