Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, e ka vlerësuar si pozitive paraqitjen e kuqezinjve sot ndaj Lituanisë.

Megjithatë, sipas tij duhet përmirësuar faza finalizuese pasi ekipi krijon e nuk arrin të shënojë, që është një problem shumë i madh, siç e shpjegoi ai për “SuperSport”.

“Mendoj se ishim më mirë se në ndeshjen e pak ditëve më parë. Luajtëm më me dëshirë e shpejtësi, krijuam disa mundësi të mira, ishim më mire në drejtim të sulmit. Por në pjesën e dytë zëvendësimet e dëshira ra.

Ndonjëherë kërkohej goli në mënyrë të gabuar me topa nga larg. Përjashtoj rastin e Seferit, si ishte edhe në Kazakistan. Lojtar që punoi shumë, ndoshta i mungon aftësia për të shënuar.

Të vjen keq kur me kundërshtar të tillë nuk arrijmë të shënojmë. Imagjino të kishim kundërshtar më të forte e gjendja të mos jetë kjo. Kuptohet që grupi është i barabartë e mund të jemi përsëri në krye. Por duhet të shohim veten, të shohim si jemi me ndryshimet që kemi bërë”, tha Hafizi. /vipsport/