Tek Vllaznia U19 sivjet po rritet nje brez lojtaresh me te dhena shume te mira dhe qe premtojne per te ardhmen. Jane nje brez tek i cili i kane hedhur syte prej kohesh drejtuesit e Akademise dhe ato te klubit.

Njeri prej ketyre lojtave i cili ka kaluar sivjet me ekipin e te rinjve eshte edhe mesfushori Rejan Alivoda. Shtatelarte dhe me nje fizik te mire, ai eshte nje lojtar qe menjehere te ben per vete nga menyra si luan.

I datelindjes 5 qershor 2003, Rejan eshte dashuruar qe heret me futbollin dhe prinderit e angazhojne me ekipet e moshave te Akademise Vllaznia.

Vitet kalojne dhe bashke me to ai rritet duke kaluar njekohesisht edhe ekipet teksa sivjet per here te pare do te luaje me ate U19.

Ndonese eshte i nje datelindje me te vogel, duket se Alivoda per momentin e ka fituar nje vend ne formacion nga ana e trajnerit Zmijani. Paraqitjet e tij ne fushe gjate fazes pergatitore dhe ndeshjeve miqesore qe ekipi ka zhvilluar, kane qene pozitive.

Luan ne treshen e mesfushes, i spostuar paksa nga e djathta dhe me trupin e beshem, ai eshte e veshtire per t’u kaluar nga kundershtaret.

Por nga ana tjeter, 17 vjeçari luan mire me topin dhe shpeshhere hedh syte edhe nga fusha kundershtare, madje dallohet edhe si nje njohes i mire i portes teksa prej tij nuk mungojne edhe golat e shenuar.

Keto dy sezonet me ekipin e te rinjve te Vllaznise do te jene mundesia me e mire qe Rejan Alivoda te tregoje se eshte i gatshem per ekipin e pare dhe nje garanci per te ardhmen e mesfushes se tij./SHKODRA-SPORT.COM/