Shqipëria fitoi 0-2 ndaj San Marinos në mbrëmjen e djeshme për kualifikueset e Katar 2022, megjithatë nuk shkëlqeu në lojë, ndërsa ndryshoi fytyrë vetëm me disa ndryshime në pjesën e dytë.

Ndërkohë, ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi në Supersport, thekson se lojtarët duhet të luajnë edhe pa top, jo vetëm kur kanë topin në zotërim. Nga ana tjetër ai shtoi se trajneri Reja nuk jep përgjigje korrekte.

“Si lëvizin lojtarët e skuadrave të mëdhe? Si mund të ndryshohet kjo gjë me frymën e shenjtë? Normale që duhet të punohet nga stafi teknik që lojtarët të punojnë edhe pa top pasi ne luajmë vetëm kur kemi topin në këmbë.

Shiko pak përgjigjet e Reja? Për mendimin tim nuk janë aspak korrekte. Veprimet e lojës tonë sulmuese nëse do të kishin ndryshuar do të kishim shënuar 4 gola. Po të shikosh golat tonë, krosimi I Uzunit dhe Manaj gol, goli I dytë erdhi po nga rrëmuja në zonë dhe jo me aksione të rrezikshme.

Asnjëherë organizim, nuk kemi gjënë elemtare, u kënaqëm që mundëm Maqedoninë në minutat e fundit disa vite më parë. Nuk kemi bërë asnjë hap përpara gjatë këtyre viteve, do të vijnë ndeshje të rëndësishme dhe ne nuk kemi plane”, u shpreh Hafizi. /VipSport/