Kategoria e Dytë e futbollit në Shqipëri do nisë aktivitetin në muajin tetor. FSHF ka njftuar se nesër në ambientet e saj do hidhet edhe shorti, për të zbardhur kalendarin e dy grupeve.

Në orën 12:00, nesër të gjitha skuadrat do mësojnë edhe përballjet për sezonin që nis pas dy javësh. Të shumta janë skuadrat që pretendojnë një vend në Kategorinë e Parë, duke dashur të dalin të parët në grupet respektive.

Gjithçka rreth sezonit të ri do mësohet nesër në 12:00, me FSHF që ka njoftuar klubet për hedhjen e shortit të sezonit të ri. Kujtojme qe pjesmarres ne kete kampionat do te jene edhe tre ekipet e Zones se Shkodres, pikerisht Veleçiku, Ada dhe Murlani.

Ashtu si dhe sezonin e kaluar, me shume pretendime pritet te kene koplikasit per vete investimin qe kane bere per ndertimin e skuadres, por gjithsesi edhe dy ekipet e tjera do te tentojne ta thone si duhet fjalen e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/