Vllaznia e femrave do te luaje me 21 dhe 28 shtator dy perballjet e fazes play-off te “UEFA Women’s Champions League” ndaj ukrainaseve te Vorskla Kharkiv-2, ndeshje keto qe me kompromisin e te dy ekipeve do te zhvillohen te dyja ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Por nderkohe, mesohet se drejtuesit e ekipit shkodran kane bere disa ndryshime ne listen e federimit per ndeshjet e ketij turi ku verehen ndryshime ne krahasim me listen e turit te pare te ketij kompeticioni. Keshtu, mesohet se autorja e golit te vetem qe i dha kualifikimin Vllaznise ne ndeshjet e turit te pare, Jehona Shala nuk eshte perfshire ne kete liste ngaqe eshte demtuar dhe e ka te pamundur te luaje ne ndeshjet e ketij turi.

UEFA nderkohe ka publikuar listen e plote te federimeve per te dy ekipet. Keshtu te Vllaznia do te jene te gatshme per te luajtur 25 lojtare duke filluar nga portieret Ardiola Raxhimi, Viona Rexhepi dhe amerikania e ardhur se fundi Kaylin Conner Williams-Mosier.

Ne mbrojtje do te jene te gatshme per trajnerin Nikolin Leka futbollistet Suzane Vuksani, Arbenita Curraj, Viridiana Vazquez Kloss, Sara Maliqi, Luçije Gjini, Matilda Gjergji, Alketa Vruçaj, Maja Saranoviç, Alda Blinishta dhe Lexie Knox.

Nderkohe per repartin e mesfushes jane federuar futbollistet Meghan Cavanaugh, Arlinda Piranej, Ezmiralda Franja, Gresa Berisha, Klaudia Borci dhe Arlinda Kodra. Ndersa ne sulm do jene te gatshme Tarah Patterson, Rrezona Ramadani, Megi Doçi, Esi Lufo, Kelly Nicole Giddes dhe braziliania e ardhur vetem pak dite me pare, Veronica Martins Marques./SHKODRA-SPORT.COM/