Gazetari i sportit, Edi Hajdini në studion lajmeve në MCN TV, komentoi dy ndeshjet e ditës së sotme në Abissnet Superiore. Hajdini tha se fitorja e Vllaznisë ndaj Skënderbeut, ishte deri diku e pritshme, ndonëse korçarët i kishin mundësitë për barazim.

Në lidhje me Kastrioti-Egnatia, tha se ishte një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, edhe për vete pozicionet ku ndodhen në renditje.

“Fitorja e Vllaznisë deri dikur ishte e pritshme. Rezultuan 3 pikë shumë të vështira për shkodranët. Skënderbeu pavarësisht se është në vendet e fundit, nga java në javë ka treguar se është një kockë e fortë për të gjitha ekipet. Korçarët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë barazimin.

Kastrioti-Egnatia ishte një ndeshje e luftuar duke pasuar parasysh pozicionet e dy ekipeve. Krutanët morën fitoren ndaj rivalit direkt.

Partizani-Dinamo? Është derbi i dytë për këtë sezon. E vërteta është që të dyja skuadrat nuk po kalojnë një periudhë të mirë. Nuk po tregojnë një formë të mirë. Ka mungesa të rëndësishme për të dy ekipet, por nuk është se do të ndikojnë shumë. Daja në konferencë për shtyp tha se Partizani do të luajë vetëm për fitore dhe nuk ka rëndësi loja. “, u shpreh Hajdini.