Aventura e mesfushorit Sabien Lilaj te Prishtina mund të quhet e mbyllur. Vetë futbollisti bën të ditur se ka kërkuar largimin nga bardheblutë.

Shkak për këtë janë bërë rrogat e pa marra, problem që ndodh prej 4 muajsh sipas Lilaj. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për mediat kosovare, zbulon se i ka ofruar një marrëveshje klubit të Prishtinës.

 “Për shkak të 4 muajve papaguar i kam kërkuar klubit largimin se nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet.

Nuk kam dashur t’i hedh në gjyq dhe t’ia përkeqësoj gjendjen, por i kam afruar një marrëveshje e cila pritet të firmoset sot”, u shpreh Lilaj.