HomeKRYESOREHaland bën pushime sheikësh, shpenzon 500 mijë euro dhe lë bakshish 30...

Haland bën pushime sheikësh, shpenzon 500 mijë euro dhe lë bakshish 30 mijë euro në Mikonos

Erling Haland nuk e mban më dorën kur vjen puna te shpenzimi i parave. Norvegjezi e di mirë se kur vjen puna te aftësitë në fushë, ai është një nga më të mirët në botën e futbollit dhe rrjedhimisht do të ketë shumë të ardhura.

Ndaj, sulmuesi i Borusia Dortmund, këto ditë ka qenë me pushime në Mikonos të Greqisë teksa ka vendosur t’i shijojë në maksimum të mirat e këtij vendi.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Haland ka harxhuar vetëm në harkun e 5 orëve, plot 500 mijë euro. Ai ka paguar ushqimin për të gjithë miqtë e tij, ka marrë me qera një makinë luksoze ndërsa në fund ka lënë edhe një bakshish prej 30 mijë eurosh duke i lënë të gjitha palët të kënaqura.

Kështu, Haland është duke shijuar jetën para se të nisë një tjetër sezon të gjatë, me Borusian e Dortmund ose ndoshta me ndonjë tjetër top klub europian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments