Një episod sa komik aq edhe i pabesueshëm ka ndodhur përpara startit të ndeshjes Juventus-Inter, ku protagonist ka qenë spikeri i stadiumit “Allianz Stadium”.

Në prezantimin e formacioneve zyrtare, spikeri ka lexuar në formacionin titullar të Interit, emrin e Jarozinskit, lojtar që luan me Salernitanën.

Sikur të mos mjaftonte, spikeri i ka dhënë dhe numrin 4 në fanellë, numër i cili është tërhequr tek Interi në nder të legjendës së klubit, Havier Zaneti.

Shkaku i kësaj gafe është se në ndeshjen e fundit të luajtur në Torino, skuadra mike ka qenë pikërisht Salernitana.