Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli pas fitores së ekipit të tij ditën e djeshme ndaj Vllaznisë, brenda në Shkodër.
Në një prononcim për “Rtsh”, numri një i bardhebluve shprehu shqetësimin e tij për tensionet mes tifozerive, por gjithashtu foli edhe për formën e mirë që po kalon i biri i tij në fushë, Grenti.
Më gëzon rezultatin, por jam i shqetësuar për tensionet, sepse në Shkodër ka qenë gjithmonë kënaqësi të luash futboll. Shpresoj në të ardhmen
ta normalizojmë këtë situatë, që kanë ardhur që nga ajo ngjarje e vitit 2015, që do doja të mos e kujtoja më. Por, po e rikujtoj sepse po të kishin qenë bashkë tifozeritë, nuk do ndodhte as ai konflikt.
Duhet të punojmë të gjithë bashkë, që gjithçka të sheshohet. Tifozeria jonë nuk përfaqësohet as nga 10, apo 50 vetë. I bëj thirrje të jemi më korrekt. Për këto gjëra, ndihem pak i trishtuar, por ekipi vjen me kënaqësi në Shkodër. Kishte lojtarë si Osmani, që ishte i dëmtuar, që para ndeshjes u shpreh i gatshëm të luante në Shkodër.