Fundi i një epoke. Hamburgu do të humbasë një copëz historie: ora e “Volksparkstadion” do të shkatërrohet. Ai që e lajmëron është vetë administratori i deleguar i klubit gjerman Bernd Hoffman, në një intervistë për “Bild”: “Klubi dëshiron t’i hapet të ardhmes! Prania e një trashëgimie kaq të vjetër të së shkuarës nuk është ndihmë për tifozët”.

Një vendim drastik, që ka lënë të gjithë të befasuar te Hamburgu. Ai i Volsparkstadion, në fakt, nuk ishte një orë dosido. Por, numëronte vitet, muajt, ditët, orët, minutat dhe sekondat ekzakte të qëndrimit në Bundesliga të skuadrës së “dinosaurëve”.

Një kohëzgjatje që është mbajtur për plot 54 vite: nga viti 1963, viti i themelimit të Bundesligas, deri në 2018-n. Po, sepse majin e shkua Hamburgu për të parën herë në histori ra në kategorinë e dytë, pra Zëeite Liga, liga e dytë e kampionatit gjerman.

Tifozët nuk e prisnin kurrësesi që do të vinte kjo ditë, por ja që erdhi. Nga ajo ditë famëkeqe, ora ndaloi! Plot 54 vite më pas dhe sforcot e Hamburgut për t’u ringjitur, klubi vendos që të kthejë orën në vetëm një kujtim…

Në Volsparkstadion do të mungojë një pjesë e historisë./telesport/