Zv. trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, në një prononcim të dhënë së fundmi për “Supersport”, para ndeshjes me Anglinë, ka shpjeguar edhe vendosjen në sulm të Shqipërisë.
“Rreshtimi? Jemi munduar që t’i përshtatemi kundërshtarit, Deri në minutat e fundit u munduam të zbulojmë si do luajë kundërshtari. Menduam të përpiqemi të krijojmë një formacion në bazë të kundërshtarit.
Sot Broja do jetë në majë të sulmit. Uzuni dhe Cikalleshi, përveç sulmit, do kenë një punë të madhe edhe për mbrojtjen. Në anën defensive skema do të jetë 5-2-2-1
Jemi duke luajtur kundër një kundërshtari shumë të fortë. Kohët e fundit e kanë rritur lojën e tyre shumë. Ne kemi gjë tjetër në kokë, por fusha dhe lojtarët do tregojnë gjithçka.
Rais? Më tepër Uzuni ka detyrë që ta bllokojë atë, në momentin që humbin topin. Loja e Anglisë kalon më shumë nga këmbët e tij dhe duhet ta bllokojmë.
Lojtarët dalin me fanellën e Arjan Salës, heroi që shpëtoi nga zjarri 25 persona? Është një ngjarje e dhimbshme, të cilën e kemi ndjekur edhe ne. Na ka prekur shumë. Ka nxjerrë edhe njëherë në dritë, vlerat tona si komb. Kjo është edhe një mesazh për ekipin, që vetja ime nuk është asgjë para ekipit.”, tha Salihi.