Per Armando Brojen po flitet çdo dite e me shume, per me teper tani qe po afron edhe Kampionati Europian dhe shumekush deshiron te dije nese do te jete ne vemendjen e stafit te ekipit tone kombetar, nese do te luaje si titullar etj, etj.

Nderkohe ish-sulmuesi i Kombëtares, shkodrani Hamdi Salihi, ka dhënë një intervistë në emisionin Koha Shtesë. Ai ka folur sa i përket Armando Brojës duke u shprehur se ky sulmues ka potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të bëjë diferencën, por gjithmonë duke i vendosur kualitetet e tij në të mirën e grupit.

“Të diskutosh për cilësitë e Brojës është e kot. Është fat i madh që kemi një lojtar shqiptar me karakteristikat e Brojës. Më vjen keq që kaloi dëmtimin më të rëndë për një lojtar, por e menaxhoi mirë me familjen e tij, me miqtë e tij. Tani është rikthyer prapë në nivelet e larta.

Por si Broja apo kushdo tjetër, forca e individit është për të ndihmuar grupin, por jo për të bërë gjithçka i vetëm. Tani shpresoj që me Brojën vetëm t’i shtohet forca grupit. Vetëm kështu mundet t’ia arrijmë, pasi edhe nëse kemi kualitete të mëdha dhe nuk kemi grupin, është shumë e vështirë”, tha Salihi. /Sport Ekspres/