Sportist i mirë por jo vetëm kaq. Hamdi Salihi, sulmuesi i shquar shkodran, edhe bashkëshorten e tij të ardhshme e ka marrë nga një familje sportive. Kjo sepse Rosela, e fejuara e tij, është vajza e ish-volejbollistit të shquar të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare- Mark Krroqi. Lidhja mes tyre në fakt ka kohë që ka ekzistuar por vetëm kohët e fundit ajo është zyrtarizuar.Kësisoj tashmë familja e re që do krijohet nga çifti Salihi- Krroqi, do jetë edhe më sportive. Për karrierën aktuale të sulmuesit tonë të kombëtares nuk ke se çfarë flet.


Po ashtu edhe për karrierën e Mark Krroqit është e kotë që të zgjatesh sepse emri i tij është mjaft i njohur në mbarë vendin. Andushi dhe Rosela jetojnë tashmë në Amerikë ngaqë Andushi po vazhdon karrierën me DC United ndërsa Rosela ka qenë studente atje. Ditët e fundit po flitet për një kthim të sulmuesit të njohur shkodran në Austri për të vazhduar sërish karrierën e tij atje por kjo ndoshta do varet edhe nga e fejuara e tij nëse do ta ndjekë nga pas apo jo. Megjithatë e rëndësishme është që Salihi të vazhdojë të luajë sërish në nivele të larta. Mbase mundësia e rikthimit tek Rapidi i Vjenës është sërish prezente por ka edhe pista të tjera. Para se të vendoset për këtë, kuptohet që do zgjidhet më parë.
Gjon GJEKA