Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka shenuar serish gol ne Bundesligen 2 austriake per ekipin e tij Nojshtad. Nje gol qe vjen pas disa muajsh dhe megjithate nuk i vlejti aspak skuadres se tij.
Salihi shënonte gol që prej 4 nëntorit të vitit të kaluar. Pra, pas rreth 4 muajsh thatësirë, bomberi shkodran Hamdi Salihi është rikthyer tek goli. Ka ndodhur sonte në takimin mes Austria Viena dhe Nojshtadit, ekipit të Salihit.
Por, një gol që nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij. Kjo pasi Austria Viena fitoi me rezultatin 3 – 1. Vendasit do shënonin dy herë në pjesën e parë me Jonoviç dhe Yateke, ndërkohë golin e tretë do e realizonin në të dytën me anë të Fitz.
Në minutën e 75-të do të aktivizohej në fushë edhe sulmuesi shkodran Salihi. Por, golin do e gjente vetëm në fund të takimit, në minutën e 94-të, me një 11-metërsh. Pas kësaj humbje, Nojshtadi mbetet në vendin e tretë me 32 pikë, 4 më pak se Wattens kryesues në ligën e dytë austriake.