Xhudisti i ekipit të Vau Dejësit Lurjan Kaci ka përfaqësuar Shqipërinë dhe ka marrë medaljen e bronztë në turneun “Borsia Cup Open” për moshat që është zhvilluar në Bosnjë nga datët 30 shtator-2 tetor. Ai ka konkurruar në kategorinë e peshës deri 60 kg dhe ka fituar 4 ndeshje duke humbur ndaj kampionit të Ballkanit dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e tretë.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë rreth 650 sportistë nga 8 vende, çka tregon për rëndësinë e tij dhe konkurrencën shumë të madhe. Duke qenë kështu, suksesi i Lurjan Kacit duhet vlerësuar sepse është një sportist me shumë të ardhme.