Shqipëria do të luajë në orën 20:45 sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Polonisë. Një ndeshje e rëndësishme për kuqezintjë që shpresojnë të marrin një fitore për të arritur “Play Off” e Kupës së Botës. Para nisjes së ndeshjes për “Supersport”, zv.trajneri Hamdi Salihi ka shpjeguar edhe mungesën e Ivan Balliut.
Formacioni? “Pavarsisht lojtarëve në fushë, jemi mundur të bëjmë të njëjtën lojë që të kemi ekulibër në mbrojtje e të shfrytëzojmë shpejtësinë e sulmuesve. Broja? Ideja është që Broja të bëjë njësoj si në ndeshjet e tjera duke hyrë si zëvendësues.
23 lojtarët që janë këtu mund të luajnë titullarë dhe eksperienca ka treguar që ata që janë futur nga stoli dhe shpresojmë të ndodhë edhe sot. Jemi përqendruar të Leëandoëski, por nuk duhet të harrojmë edhe lojtarët e tjerë”.
Balliu nuk është në stol? “Balliu mungon për shkak dëmtimi. Të gjitha mungesat e sotme do të ishin një armë më shumë, por kështu është situata, por jemi të fokusuar te këta lojtarë që kemi dhe duam të marrim më të mirën në fushë”./newsport/