Ndeshja e djeshme me Teuten ka lene pasoja tek Vllaznia. Kjo sepse disa vendime te njeanshme ndoshta te arbitrit Hamiti, kane bere qe tek kuqeblute te kete jo pak pakenaqesi.
Perpos futbollistit Isaevski qe eshte ndeshkuar me karton te kuq (pas dy te verdhave qe ka marre me pare), ka patur edhe nje tjeter karton te kuq per nje tjeter pjestar te Vllaznise.
Ndoshta kjo nuk eshte pare nga kamerat, por mesohet se ne pushimin e ndeshjes, arbitri Hamiti i ka treguar kartonin e kuq dhe trajnerit te portiereve Ideal Lekiqi.
Ky i fundit mesohet te kete reaguar ndaj disa vendimeve te arbitrit dhe kjo gje nuk i ka pelqyer ketij te fundit, çka eshte shoqeruar me tregimin e kartonit te kuq dhe dergimin e tij para kohe ne dhomat e zhveshjes.
Kjo do te beje qe Lekiqi te mos mundet te jete ne pankine gjate ndeshjes se rradhes me Kukesin, per rrjedhoje bashke me Isaevskin do te jene dy mungesat e Vllaznise per te dielen./SHKODRA-SPORT.COM/