Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli, ose më saktësisht po kalon sezonin e fundit në radhët e klubi.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, sipas mediave përtej Adriatikut, ka gjetur akordin dhe pritet të firmosë marrëveshjen me klubin e ri që në ditat ë para taë janarit 2021.

Hysaj është në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe që në janar i lejohet të firmosë me këdo. Kanë qenë të shumta skudarat që kanë shfaqur interes për futbollistin e sipas rregullores, ai mund të firmose me një ekip të ri që në ditët e para të janarit, kur fillom 6-mujori i fundit i marrëveshjes së tij.

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtëso shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri.

Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuarës napolitanë janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po breda Serisë A. /vipsport/